Lajme

Takimi i të dërguarve specialë, Lajçak e informon Peachin për dialogun Kosovë-Serbi

By GAZETA SCANNER 1

September 08, 2023

Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka takuar Stuard Peachin, të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. Pra të dy janë emisarë specialë për rajonin dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në platformën X, Lajçak ka njoftuar se në takim kanë shkëmbyer vlerësimet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pasi u ktheva në Bruksel, u njoha me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach. Gjithmonë është mirë të dëgjojmë për aktivitetet e tij të fundit, të shkëmbejmë vlerësime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe ta informojmë atë për përpjekjet tona në dialog”, ka shkruar Lajçak.

After landing back in Brussels, I caught up with 🇬🇧 Western Balkan envoy Lord Peach. Always good to hear about his latest activities, exchange assessments of recent developments in the region and brief him on our efforts in the Dialogue. pic.twitter.com/lljrM3tewc

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 7, 2023