Ballina

Takimi Gjuriq-Radoiçiq, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

By GAZETA SCANNER 1

March 13, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën Rusë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Por sipas tij, është edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

Kurti po ashtu tha se pesë ditë pasi nënkryetares së Zveçanit iu dogj prona private, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

Po në këtë muaj në ditën ndërkombëtare të grave, një grua nga komuniteti serb në Kosovë, u bë cak i elementeve e grupeve kriminale, Natasha Tomaniq 8 marsin e nisi me lajmin se pronës së saj private i është vënë zjarri. Provat e grumbulluara nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes flasin për zjarrvënie të qëllimshme. Dëmi financiar llogaritet të jetë rreth 40 mijë euro. Por qëllimi i dëmit nuk ishte financiar, por frikësimi dhe terrori ndaj nënkryetares Tomashiq dhe serbëve që duan integrimin në institucionet e Kosovës. Pavarësisht se bëhet fjalë për një grua nga komuniteti serb që ka pozitë publike heshtja e komunitet ndërkombëtar edhe 5 ditë pas sulmit sa vjen e bëhet më shurdhuese.

Një heshtje e tillë është sa dekurajuese, aq edhe inkurajuese për agresorin sepse sulmi ndaj Tomaniq nuk ndodhi në vakum, ndaj njëjtë siç pamjet e kriminelit Radoiçiq duke terrorizuar komunitetin serb dhe pastaj takimin me ambasadorin e Serbisë në SHBA, po ashtu nuk ndodhën në vakum. Në njërën anë këto paraqesin përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, por janë edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për mosndëshkimin dhe sponsorimin e sulmit paramilitar terrorist në Banjskë. Radoiçiq është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi, Nga 24 shtatori kemi kërkuar të marren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Deri sot Serbia s’është përballë me asnjë pasojë për sulmin terrorist pa çka se përfshirja e saj është bërë e njohur publikisht dhe botërisht”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.