Sport

Takimi final për shkëmbimin e Osimhen-Lukaku, Chelsea po merr ndihmë dhe nga legjendat e klubit

By GAZETA SCANNER 1

August 15, 2024

Drejtori i Napolit, Giovanni Manna është në Londër për një tjetër takim me Chelsean për Romelu Lukaku, teksa John Obi Mikel zbulon se Didier Drogba po përpiqet të bindë Victor Osimhenin.

Nuk ishte sekret se skenari ideal për Napolin do të ishte shitja e Osimhenit te skuadra e “Stamford Bridge” dhe në të njëjtën kohë afrimi i Lukakut si pjesë e marrëveshjes.

Flitej se Arsenali dhe Paris Saint-Germain, e donin lojtarin, por tashmë destinacioni është diku tjetër.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia dhe Calciomercato.com, drejtori i Napolit, Manna është aktualisht në Londër për një takim të ri me Chelsean dhe ai shpreson të përfundojë marrëveshjen gjatë 24 orëve të ardhshme.

Ndërsa skuadra e Ligës Premier vlerëson Lukakun në mbi 40 milionë euro, ideja e Napolit do të ishte më afër 30-35 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Osimhen ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 130 milionë euro, por ndoshta Napoli do të ishte i përgatitur të pranonte afër 100 milionë euro plus bonuse.

Një problem tjetër është se nigeriani nuk duket shumë entuziast për idenë për t’u bashkuar me Chelsean sepse ata nuk janë në Ligën e Kampionëve.

Times Sport zbulon se Chelsea po dërgojnë ndihmë nga ish-lojtarët dhe bashkatdhetarët Mikel dhe Drogba.

“Shpresoj që tifozët e Chelseat më në fund do ta shohin atë të vijë në klub. Do të sigurohem që t’i dërgoj ato mesazhe dhe telefonata, duke u siguruar që Chelsea të jetë prioriteti i tij kryesor”.

“Didier po flet gjithashtu me të, duke ndarë idetë e tij dhe çfarë do të thotë klubi për ne. Të gjithë duam të shohim Victor të vijë në klub. Nëse ndodh, ndodh. Është një tarifë e madhe transferimi, por nëse mund ta përballojmë dhe ta çojmë atë në klub, kjo do të ishte