Lajme

Takimet e Lajçak me vendet mosnjohëse të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

December 04, 2023

Vlerësohet së në ato takime mund t’u ketë kërkuar njohjen e Kosovës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur takime me përfaqësues të shteteve që nuk e njohin Kosovën, takime këto të cilat sipas tij ishin produktive. Njohësit e fushës vlerësojnë se në ato takime mund të ketë kërkuar njohës e Kosovës.

Ditët e fundit, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Këto takime sipas Lajçakut kishin të bënin me përpjekjet e tij për të nxitur dialogun mes dy shteteve ballkane si dhe zgjerimin e bllokut evropian.

Madje ai këto takime i cilësoi të dobishme.

E megjithëse procesi i dialogut drejt normalizimit është në fazë të brishtë, ish-diplomati, Blerim Canaj konsideron se në ato takime mund të jetë kërkuar njohja e Kosovës.

“Takimet e tij me përfaqësues të shteteve që nuk na kanë njohur ka të ngjarë që në një farë forme të ju kërkohet njohja edhe pse janë kogja skeptic në këtë ceshtje për shkak se Kosova ka probleme me njohjen e shtetit të ministrit i cili ka qenë Lajcak… mendoj që Lajcak në këtë situatë e ka që ta nxjerri veten”, tha ish-diplomati, Blerim Canaj.

Mirëpo ndryshe mendon njohësi i çështjeve politike Visar Xani.

Ai e sheh më shumë si përpjekje që t’i hapë rrugë Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Takimi i fundit në Bruksel, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte me 16 nëntor mes kryenegociatorëve Bislimi e Petkoviç, mirëpo i njëjti përfundoi pa takim trepalësh”, tha njohësi i çështjeve politike, Visar Xani. /Tëvë1/