Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Miftaraj, ka pyetur nëse gjatë takimeve me bashkëatdhetarë, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, po mbajnë fjalme për “luftim të korrupsionit”, ndërsa kryediplomatja prej disa vitesh është duke u ndjekur dhe gjykuar për korrupsion në gjykatat e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në këto takimet me bashkatdhetarë në Gjermani dhe shtete të tjera të BE-së, ku po marrin pjesë Kurti me Donikën, a po flasin për luftimin e korrupsionit?
Gjithsesi, Donika që disa vite është duke u ndjekur dhe gjykuar për korrupsion në gjykatat e Kosovës. Me siguri, gjykata në Prishtinë, kur t’i cakton seancat gjyqësore, koordinohet me Donikën që t’i përshtatet agjendës së Ministres së Punëve të Jashtme.
Sidoqoftë, sonte nga ora 20:00 kyçuni në emisionin e radhës te Betimi për Drejtësi për të parë se si “luftohet” korrupsioni nga LVV.