st-slider

Takim pa marrëveshje

Takimi mes Kurtit dhe Mustafës ka përfunduar, por nuk është deklaruar për ndonjë marrëveshje.

Pas takimit, përfaqësuesit e VV dhe LDK, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti, kanë thënë për media, se ka pas një bashkëbisedim të mirë dhe takimet do të vazhdojnë.

Kryetarii i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në një takim mëse një orë.

Kujtojmë se dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, kanë filluar bisedimet për bashkëqeverisje, qe dy muaj, por deri më tani nuk ka diçka konkrete.