Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Por sipas tij në Aleancën Veri-Atlantike nuk mund të hyjë derisa është në luftë me Rusinë, raporton The Telegraph.
“Porosia për Rusinë është shumë e qartë: Ukraina do të anëtarësohet në BE dhe ne jemi duke punuar që ajo të bëhet edhe anëtare e NATO-s”, ka thënë Tajani në Mynih.
“Por neve na duhet të jemi të matur, sepse të pasurit të një anëtari në luftë me Rusinë, nënkupton luftë e tretë botërore”.