“Përmes Nenit 32 në Ligjin për Buxhetin, rritja e koeficientit prej 110 në 135”, është mënyra e rritjes së pagave për sektorin publik ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, duke thënë se metoda që ka zgjedhur qeveria sot ka qenë “e kundërligjshme” dhe me hile ndaj opozitës: pasi që një vendim i tillë do të kërkonte amandamentim të Ligjit për Paga në Kuvend dhe asisoji kryeministri kosovar, Albin Kurti do t’ia hidhte fajin opozitës që “qe, këta janë kundër rritjes së pagave”.
“Nuk e mbështesim në asnjë rrethanë rritjen 50 euro, se nuk përkon as me parametrat e rritjes ekonomike e as inflacionin. Është mashtrim e synim me ble vota. Rritja e pagës në modelin që e ka prezentu Kurti mundet me ndodh vetëm nëse ka amandamentim, por ajo nuk ndodh”, ka thënë Tahiri para gazetarëve.
“Kjo rritje nuk mundet me u bo…për m’u prek një ligj m’u amandemntu duhet kuvendi. Procedura ka elemente konsultative, a jeni konsultu me naj njeri të gjallë për të? Me naj sindikatë? Apo vetëm një vendim elektoral? Apo veç me ia lanë fajin opozitës ‘qe këta nuk po lajnë rritje pagash’?”, tha Tahiri.
“Në qoftë se nuk ndodh, amandamenti i këtij ligji është lojë elektorale, qe nuk po e lejojnë opozita amandamentimin e ligjit të pagave. Kuptojeni: rruga e shkurtë transparente, kishte me qenë ngritja e vlerës së koeficientit. Propozimi i AAK-së që vlera e koeficinetit të jet 135 dhe të barazohet me pagën mesatare të sektorit publik në rajon. Këta po i komunikojnë administratën shtetërore ua kemi rritë pagën 50 derisa inflacioni ka qenë shumë i madh dhe secili produkt bazik është rritë prej 20-45%”, shtoi mes tjerash ai.