Lajme

Tahiri: Pushtetarët janë hisedarë në aferën e Berishajt

By GAZETA SCANNER 1

February 24, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se pushteti po e mbron ambasadorin Martin Berishaj.

Ai në një postim në facebook ka thënë se presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, janë hisedarë në këtë aferë.

“Afera e Martin Berishajt, krye lajm në Slloveni dhe mediat rajonale, e “çuditërisht” krejt e pa vërejtur nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla. Mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë”, ka shkruar Tahiri