Lajme

Tahiri përmend të gjitha rastet e blerjeve sekrete të Qeverisë, por si opozitë kanë heshtur

By GAZETA SCANNER

October 14, 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur sot gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për FSK-në.

Ai ka thënë se në 6 vjetorin e themelimit të ushtrisë po diskutojnë për mungesa të FSK-së.

”Fatkeqësisht, në 6 vjetorin e themelimit të ushtrisë ne po diskutojmë për mungesën e ushqimit dhe gjerave elementare, përbesë e mjerueshme”.

Ai ka përmendur disa raste ku thotë se kanë heshtur si opozitë kundrejt disa blerjeve në mënyrë sekrete të Qeverisë.

”Kemi heshtë përballë shumë pakënaqësive dhe parregullësive në vazhdimësi”.

”Kemi heshtë kur i kemi pa se si klasifikohet, blerja e kamionëve me vlerë 4 milionë euro. Unë e kuptoj që duhet me ble armatim, mjete të blinduara në mënyrë sekrete, por nuk e kuptoj qysh duhet me ble kamionë sekret në vlerë 4 milionë euro”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se edhe pse kanë parë që nuk është në rregull, prap kanë heshtur.

”Kemi hesht edhe kur e kemi pa se qysh e blejnë sistemin mobil për desinsektim, rreth 300 mijë euro me procedurë sekrete, jo me tender njëburimor, sepse tenderi burimor prap bëhet me procedurë të burimit edhe e shohim, po procedurë sekrete ku nuk e sheh askush e nuk auditohet as nga auditori.Pra atë desinsektimin që e bënë komuna që e shohim këta e blejnë në mënyrë sekrete”.

”Kemi hesht edhe atëherë kur e kemi pa qysh klasifikohet si sekret blerja e veshmbathjeve dhe të pajisjeve e të aksesorëve të ndryshme në vlerë prej 3.5 milionë eurove. Që zakonisht në të kaluarën janë blerë me oferta të hapura sepse ka shumë operatorë, shumë kompani në Kosovë të cilat i ofrojnë.

”Kemi hesht edhe kur e kemi pa blerjen e uniformave edhe për atë bendin ceremonial që i kanë klasifiku rreth 3.5 milionë euro, edhe atëherë kemi hesht”.

”Kemi hesht edhe atëherë, që besom nuk mundesha me i besu syve të mi se çka po shoh, blerjen e eskavatorëve, bullduzherëve, autokranit, në vlerë prej 3 milionë euro në procedurë sekrete.Po s’janë këto luftarake, ki me dhjetra kompani që i shesin këto”

Ndër të tjera Tahiri tha se ”të gjitha këto që i permenda kemi pasë vërejtje, mirëpo fakti që kanë ardhë nga ushtria e Kosovës, nuk i kemi diskutuar dhe nuk i kemi tjerrur”.