Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur lidhur me raportimet për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Këtë e quajti konfidenciale dhe se nuk është dashur të bëhet publike.
Sipas tij, ai raportim ka të bëjë me qëllime politike.
“Informacionet e hershme, ndodh ndërmjet dy institucioneve. Institucioneve të inteligjencës se Kosovës dhe vendit mik. Është informacion konfidencial, një shtet siç është Maqedonia e Veriut nuk guxon me bë deklarim publik nëse ka kësi informacione. Ajo që unë dua të them normal se si shqiptar me ta kërcënuar kryeministrin nuk ndihesh mirë edhe unë kur e kam lexuar nuk jam ndier mire. Nuk jam ndier mire edhe me demantimin e shtetit. Kjo ka qenë për qëllime politike”, ka thënë ai.