Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur “mashtrues” kryeministrin kosovar, Albin Kurti, teksa ka folur për pamundësinë e shmangies së zbatimit të obligimeve që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare e të ratifikuara me 2/3 në Kuvendin e Kosovës,
“Po i them unë popullit të Kosovës, se s’ki shans teorike që një shtet me ekzistu e mos m’i zbatu marrëveshjet ndërkombëtare të votuam me 2/3. E ne mujm m’e dal me i thanë popullit si ky mashtrues që ‘Nuk e bëj Zajednicën’ e i ka çu letër me Glauk, e Vjosë, e vetë e ka nënshkru, dhe ka shkru “e pranoj Asociacionin”. Ministrja e Jashtme ka letër të shkrume që e pranon, marrëvehsja e Brukselit, që e pranon”, ka thënë Tahiri në Pressing.
“E ne mujm me mashtru popullin e me ia marrë do vota, por e kemi për detyrë ndaj këtij vendi, që nëse një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikume dhe formalizume…është veç vonim sikur fajde, veç vjen t’u tu rritë kamata edhe dëmi. Duhet m’eia dhanë njerëzve shkurt dhe shqip”, tha mes tjerash ai.