Lajme

Tahiri: Për katër vjet të qeverisjes së Kurtit KEK-u ka shpenzuar mbi 600 milionë €

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së Albin Kurtit, KEK-u ka shpenzuar mbi 600 milionë euro.

Tahiri ka implikuar figura të partisë në pushtet në siç ka thënë skandalet në KEK.

“Nga 23 prilli i vitit 2020, KEK udhëhiqet nga qeveria Kurti. KEK është kompania më e madhe publike në vend, në vitin 2024 parashihet që buxheti të jetë rreth 250 milionë euro. Nëse e shohim buxhetin e kalon shifrën e 600 milionë euro dhe nuk e dimë se nga kush është menaxhuar, nga Nagipi, nga Dejona apo nga kush”.

“Kemi evidentuar në këtë kuvend se janë dhënë rreth 150 milionë euro përmes kontratave njëburimore. Kjo situatë nuk ka ndodh asnjëherë në KEK. Në drejtimin e VV, ka ndodh shtrenjtimi 100 për qind i energjisë, çmimi i energjisë është rritur ani se ka mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet në Kosovë”, u shpreh Tahiri, teksa shprehu pakënaqësi edhe për procesin e shpronësimeve në KEK.