Lajme

Tahiri: Për fajet e kryeministrit Kurti, Kosova u ndëshkua nga Amerika

By GAZETA SCANNER

September 22, 2023

Si shkak i mosshtensionimit të situatës në veri të vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vendosën masa ndaj Kosovës.

E, për këtë ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë për Front Online se fajet i ka kryeministri Albin Kurti.

“Për fat të keq dhe për fajet e kryeministrit Kosova u ndëshkua nga Amerika, aleati jonë kryesor, me përkrahjen e të cilit ne sot gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. I erdhi Kosovës një kryeministër i cili pas 30 vjetësh të aleancës së palëkundur me Amerikën, aleancë kjo që e kishim arritur me mençuri në vitin 1992, me përpjekje të jashtëzakonshme diplomatike dhe të mija personale si Ministre e Jashtme e Kosovës në kohët e rënda të okupimit të Kosovës, si dhe me luftë paqësore e të armatosur të popullit të Kosovës për ta realizuar ëndrrën e lirisë dhe krijimin e shtetit të pavarur”, ka deklaruar Tahiri.