Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kërkesa e kryeministrit të vendit, Albin Kurti për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar.
Ai tha se është lajm i mirë paralajmërimi i Kurtit për t’u larguar, pasi sipas tij, kjo do të ishte e vetmja e mirë që Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet.
“Largimi i Kurtit do të thotë largim i sanksioneve ndërkombëtare. Largimi i Kurtit do të thotë fundi i stagnimit ekonomik. Largimi i Kurtit do të thotë ndalje e tenderëve njëburimorë qindra milionësh. Sa më afër largimi i Albin Kurtit, aq më afër zhvillimi i Kosovës”, shkroi Tahiri në Facebook.
Mbrëmë, Kurti pati një ofertë për opozitën, duke thënë se “unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”.