Lajme

Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti

By GAZETA SCANNER 1

May 16, 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Aleanca kanë qenë konsistente në raport me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

Tutje, Tahiri shtoi se e kanë ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar ka me qenë më kushtueshëm se ai fillestar.

“Qëndrimi konsistent i Aleancës në raport me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit është bazuar në faktin se e kemi ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar është shumë më i dëmshëm e i kushtueshëm për vendin se obligimi fillestar”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti”.