Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgjegjësi për marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.
Ai në “Debat Plus”, tha se nëse miratohet draftstatuti për Asociacionin, do të jetë tradhëti kombëtare.
Sipas tij nëse Kurti e miraton atë draft, do ta ketë problem të qëndroj në Kosovë.
Tahiri theksoi se nuk beson se do miratohet ai version i Asociacionit.
“Marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit nuk ka pikë nga qielli, Kurti eka dhënë kontributin edhe aty… Kurti e ka parë që krijimi I këtij institucioni do ta ndajë Kosovën në dysh në dy entitete politike territoriale. Jam i bindur se me këtë qeveri nuk e qon përpara, është tradhti kombëtare, nuk e miraton. Vendi do shkojë në zgjedhje… Nuk e miraton draft-statutit, me dërgu vendin në zgjedhje”, tha ai.
“Nëse e miraton do ta ketë problem me qëndru në Kosovë. Atëherë do të lind problemi i madh, do ta përjetojmë organizimin territorial të tyre, do hyjmë në problem të madh edhe ndëretnik”, vijoi ai.