Lajme

Tahiri: Kuvendi duhet të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve

By GAZETA SCANNER 1

May 02, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka quajtur sinonim i shpirtit liridashës, komandantin e UÇK-së, Ilaz Kodra, raporton Ekonomia Online.

Në seancën solemne për nderë të rënies së komandantit Kodra, ajo tha se është obligim i tyre që ta ndërtojnë Kosovën siç e deshën çlirimtarët.

“Sot, më shumë se një emër, ne po kujtojmë dhe nderojmë një epokë, e cila edhe falë Heroit Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarëve të tij, është periudha që më shumë sesa dhembjen formëson dhe lartëson krenarinë tonë kombëtare. Ilaz Kodra është sinonim i guximit dhe shpirtit liridashës të popullit tonë. Kjo letër. Ky mesazh. Ky fat. Kjo e vërtetë – është e vërteta e Kosovës.  Është e vërteta e luftës tonë çlirimtare. Është e vërteta e heronjve tanë të luftës. Kjo është e vërteta edhe Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Prandaj, para se gjithash, nëse është një reflektim të cilin duhet ta bëjmë sot – ai është vetëm ky: Çfarë do të thonë Liria dhe Shteti? Si t’i respektojmë njërën dhe tjetrën? Liria, ashtu sikur shteti, nuk janë statike: Të dyja, janë testamente të përjetshme që duhet kultivuar, ruajtur dhe mbrojtur vazhdimisht. Si shoqëri, si institucione, si politikanë – është përgjegjësia jonë e thellë të ndërtojmë shtetin për të cilin u derdh kaq shumë gjak”.

“Detyrimi ynë shtrihet përtej këtyre përkujtimeve dhe homazheve. Ilaz Kodrës, të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të Kosovës, u detyrohemi që të krijojmë një shtet që mishëron idealet e tyre. Një shtet të drejtë, të zhvilluar, të sigurt dhe që respekton dinjitetin e të gjithë qytetarëve të saj. Është obligimi ynë t’u lëmë fëmijëve tanë një Kosovë me ekonomi më të fuqishme, arsim më të avancuar, shëndetësi më efikase, institucione më të fuqishme e kredibile, më tepër miq e aleatë – si parakushte për një të ardhme më të mirë për ta. Gjithmonë, ama gjithmonë, të vendosim shteti para pushtetit”, ka thënë ajo.

“Nuk ka më të vlefshme sesa jeta, e nuk ka më të çmueshme se liria. Prandaj për liri do ta jap edhe jetën”, citoi ajo heroin Ilaz Kodra.