Lajme

Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi

By GAZETA SCANNER 1

June 02, 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministrit Kurti nuk jep dorëheqje sepse nuk mund të heqë dorë nga privilegjet e nga xhipat e zi.

“Tash kur do dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë me tërheq nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk hjek dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur i ‘urrente”, ka shkruar Tahiri.

Ai i ka renditur disa pyetje që do t’ia bëjë AAK qytetarëve të Kosovës.

“Në këto muaj, opozita duhet të përbashkohet ndërsa ne si Aleancë kemi për të punuar e pyetur qytetarët e Kosovës:

– A jeni duke jetuar më mirë se para tri viteve?

– Çka ka ndryshuar në jetën tuaj në sektorin e shëndetësisë, a e keni Ligjin e Sigurimit Shëndetësor?

– Çka ka ndryshuar në sektorin e arsimit?

– Çka ka ndryshuar te policët e Kosovës, te shërbyesit civilë?

– Çka ka ndryshuar në ekonomi?

– A e keni jetën më të mirë apo është vështirësuar për shkak të pagës së ulët dhe çmimeve të larta?

– Jeta juaj a është bërë më e sigurt apo e pasigurt për shkak të eksperimentimit të qeverisë në aspektin e sigurisë?

– Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në dhe Unionin Evropian a janë më të mira se para tri viteve?

– Çka u thotë qytetarëve të Podujevës për rrugën, të cilët bëjnë dy orë rrugë derisa të shkojnë nga Prishtina në Podujevë?

– Çka u thotë qytetarëve të Gjakovës, të Gjilanit, të Mitrovicës?”

“Suksesin kryesor të opozitës në muajt në vijim e shoh atëherë kur ajo e detyron qeverinë të përgjigjet në këto pyetje dhe nuk merret me njëri tjetrin. Ne si parti do të shtrojmë pyetje e do ti ofrojmë alternativat. Aleanca i ka alternativat, do ti shihni e do ti debatojmë tani e tutje!”