Lajme

Tahiri: Kontratat njëburimore janë nënshkruar pa asnjë transparencë, shifra shkon deri në 200 mln euro

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore. Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PDK-ja.

Deri në 200 milionë euro shkon shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri”, u shpreh Tahiri.

“Duhet t’i analizojmë këto kontrata dhe të shohim sa janë reale. Janë kontrata njëburimore me shuma marramendëse. Shohim sigurimin e objekteve të KEK-ut, e çështje banale që janë kotnratat burimore.

Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, u shpreh Tahiri.

Shefi i GP të PDK-së, ka bërë thirrje të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar që do t’i hetonte këto kontrata njëburimore.