Ballina

Tahiri: Komisioni i Arbitrazhit, ‘super struktura’, dykuptimësia e gjuhës janë disa nga problemet serioze të draft-statutit

By GAZETA SCANNER 1

December 08, 2023

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se draft-statuti i Asociacionit të cilin e ka parë ka probleme serioze dhe për këtë, ai ka përmbledhur vërejtjet e tij në një document 8-faqësh.

Tahiri ka thënë se Asociacioni sipas asaj që e ka parë, ka një strukturë organizative shumë të fuqishme. Problem për të paraqet edhe Komisioni i Arbitrazhit, shkruan lajmi.net.

“Neni 42, Komisioni i Arbitrazhit  është i papranueshëm, arsimi dhe shëndetësia si dhe çështjet sociale duhet të rihartohen/përmirësohen nga Gjykata Kushtetuese dhe ‘Super struktura’ të dobësohet, sepse ashtu siç është tani, kjo strukturë organizative është shumë e fuqishme. Në fakt kjo strukturë me këto organe nuk i ngjan Statutit të Asociacionit të Komunave të Kosovës e as modeleve evropiane të Aspciacioneve”, ka thënë Tahiri.

Për Tahirin, problematike mbetet edhe gjuha në këtë dokument, e cila sipas tij ka dykuptimësi dhe lë hapësirë për t’u interpretuar.

“Në një pjesë të konsiderueshme të këtij dokumenti, gjuha është politike me dykuptimësi dhe mundësi interpretimi të dyfishtë nga palët. Në vlerësimin tim, ky është një statut që në mënyrë të sofistikuar ka inkorporuar kompetenca tepër përmbajtësore. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese ta bënë punën e vet”, ka shkruar Tahiri.