Lajme

Tahiri: Ka një tendencë të shumicës për bllokim të secilës punë që e zbardhë të vërtetën në këtë vend

By GAZETA SCANNER 1

March 29, 2024

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se “ka një tendencë të shumicës për bllokim të secilës punë që e zbardhë të vërtetën në këtë vend”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Tahiri ka thënë se së bashku me deputetin e LDK-së, Arben Gashi, e kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Ka një kërkesë prej deputet të PDK-së, Rashit Qalaj që të shtyhet mandati për 3 muaj i Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore për shkak se ju e dini që dy muaj e gjysmë që Vetëvendosja  nuk i ka dërguar deputetet në atë komision, e ka pamundësua funksionin e tij dhe ne me Z. Gashi e lëshuam sallën”.

“Shkurt edhe shqip këta janë lavduar janë krenuar me qeverisjen e tyre, problemi qëndron te afera e korrupsionit, qëndron te rezervat shtetërore është aty  dhe duan me ngulfat diskutimin në komision hetimor politik për këtë temë. Si AAK kërkesa jonë për këtë keqqeverisje do të jetë në seancën plenare kur do që të mbahet”., tha Tahiri.