Lajmest-slider

Tahiri: Ideja e mini-schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ideja e “mini-schengenit” krijon bërthamën ekonomike për “Serbinë e Madhe”.
Ajo ka thënë se këtë ide të gjithë janë duke e parë përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Se ideja e ‘mini-schengenit’ krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për te penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet zyrtar në “Facebook”. /GazetaScanner/