7.3 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Tahiri i PDK-së: Çfarë iu ka ofruar Albin Kurti zyrtarëve policorë?

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se nuk është problem te numri i pjesëtarëve të policisë e as të shoqëria për vrasjet e grave, por te dështimi i Qeverisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se Qeveria ka dështuar për të sjellë një përspektivë të qeverisjes së përgjegjshme.

“Problemi është kryekëput tek dështimi kapital i kësaj qeverie për të sjellë një perspektivë të qeverisjes së përgjegjshme, institucionet e të cilës nuk i lënë asgjë rastësisë e zyrtarët e të cilës, përveç që janë të përmbushur në rrafshin e meritokracisë e dinjitetit, janë të përgjegjshëm përballë përgjegjësisë”, tha ai.

Tutje, Tahiri pyeti se “Çfarë iu ka ofruar Albin Kurti zyrtarëve policorë?”. Sipas tij, të kundërtën dhe degradim të gjithanshëm.

“Çfarë iu ka ofruar Albin Kurti zyrtarëve policor? Krejt të kundërtën. Degradim të gjithanshëm. Policë që s’kanë ligj për pensionim të parakohshëm, e as sigurime shëndetësore. Policë, për të cilët nuk ka as plan, as menaxhim e as funksion, përveç që të ruajnë portat e objekteve, si roje nate”, tha ai.

Ai në fund ka pretenduar se ministri po kërkon një drejtor policie që i përgjigjet pushteti, e jo shtetit.

“Policë që drejtohen me ushtrues detyre, sepse ministri është në kërkim të atij që i përgjigjet pushtetit, jo shtetit. Përgjegjës direkt i këtij krimi monstruoz, përveç autorit, është pikërisht dështimi kapital i qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë krejt të kundërtën e asaj çfarë ka bërë deri më tash”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

Nuk është problemi tek numri i pjesëtarëve të policisë, siç deklaron kryeministri. Kosova ka rreth 465 policë për 100 mijë banorë, numër ky më i madh se mesatarja e krejt vendeve të rajonit, numër që tejkalon edhe formulën e vendeve të Bashkimit Evropian me 333 policë në 100 mijë banorë.

Nuk është problemi as tek shoqëria, mbi të cilën e kërkon fajin kryeministri, sepse shoqëria është produkt i vullnetit, e institucionet janë produkt i përgjegjësisë ndaj shoqërisë.

Problemi është kryekëput tek dështimi kapital i kësaj qeverie për të sjellë një perspektivë të qeverisjes së përgjegjshme, institucionet e të cilës nuk i lënë asgjë rastësisë e zyrtarët e të cilës, përveç që janë të përmbushur në rrafshin e meritokracisë e dinjitetit, janë të përgjegjshëm përballë përgjegjësisë.

Çfarë iu ka ofruar Albin Kurti zyrtarëve policor? Krejt të kundërtën. Degradim të gjithanshëm. Policë që s’kanë ligj për pensionim të parakohshëm, e as sigurime shëndetësore. Policë, për të cilët nuk ka as plan, as menaxhim e as funksion, përveç që të ruajnë portat e objekteve, si roje nate.

Policë që drejtohen me ushtrues detyre, sepse ministri është në kërkim të atij që i përgjigjet pushtetit, jo shtetit. Përgjegjës direkt i këtij krimi monstruoz, përveç autorit, është pikërisht dështimi kapital i qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë krejt të kundërtën e asaj çfarë ka bërë deri më tash.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit