Gjatë ditës së djeshme, Kosova dhe Serbia janë dakorduar lidhur me deklaratën për të pagjeturit.
E lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e ish-kryenegociatores së Kosovës, Edita Tahiri.
Ajo ka thënë se është e papranueshëm të bëhet barazimi i agresorit me viktimën
‘’ Barazimi i agresorit me viktimën ne deklaratën për te pagjeturit i miratuar dje ne dialog ne Bruksel është i papranueshëm pavarësisht se u pranua nga kryeministri i Kosovës’’, ka thënë Tahiri.
Marrëveshja e djeshme është përshëndetur nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa kritikat nuk kanë munguar nga opozita.