Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është ankuar kryeministrit të Kosovës, për gjendjen e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Sipas ligjvënësit opozitar, e njëjta rrugë është në gjendje më të rëndë.
Madie, ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook i tha Kurtit se edhe Llapi është Kosovë, duke nënkuptuar se Qeveria Kurti po e anashkalon këtë pjesë të vendit.
“Rruga Prishtinë-Podujevë, kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë! Edhe Llapi është Kosovë o Kryeministër”, shkroi Tahiri.
Postimi i plotë:
Rruga Prishtinë-Podujevë, kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë! Edhe Llapi është Kosovë o Kryeministër.