Lajme

Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në KiE në këtë kohë të ndjeshme do të kishte rëndësi strategjike

By GAZETA SCANNER 1

May 10, 2024

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo ka bërë me dije se anëtaresimi në këtë kohë të ndjeshme do të kishte rëndësi strategjike.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sovranitet në veri dhe pa hyrje në KiE Kosova do t`i ketë keq punët.

“Pa sovranitet ne veri, pa hyrjen ne Keshillin e Evropes keq per Kosoven – Hyrja ne KiE do ishte me rendesi strategjike ne kete kohe te ndjeshme..”, ka shkruar Tahiri.