Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar në Shakovicë të Pdoujevës nën dyshimin se ka falsifikuar 10 mijë euro dyshe.
Ato para, ky qytetar, gjithnjë sipas policisë, synonte t’i shiste për 6 mijë euro.
“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.” – shkruhet në njoftim.