Lajme

Sylejmani: Politizimi i hetimit të rastit Banjska do të na kthejë prapa

By GAZETA SCANNER 1

May 08, 2024

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, lidhur me një raport të mundshëm amerikan për sulmin në Banjskë, ka theksuar se është e domosdoshme që Prokuroria Speciale e shtetit që udhëheqë hetimet në bashkëpunim me Policinë të sigurojnë tashmë një raport të saktë dhe të besueshëm.

Ai ka thënë se raportet e inteligjencës nuk mund të pranohen si të besueshme pa një vëzhgim të hollësishëm dhe pa përfshirjen e autoriteteve të pavarura hetimore.

“Raportet e inteligjencës nuk janë të besueshme sikur të raportet mbasi të konstatohet me ekzaminime të ndryshme nga vendi i ngjarjes, kështu që adresa e fundit është që një ministër të dal dhe t’i prezantojë ato. Raporti është dashur të bëhet nga Prokuroria Speciale e shtetit që i ka udhëhequr hetimet në bashkëpunim më Policinë, se ende gjyqësori nuk është i përfshirë sepse s’ka aktakuzë”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Sipas tij, nëse një institucion fillon të politizohet, ajo që arrihet mund të zbehet dhe të bëjë hapa prapa.

Gjithashtu, ai ka shprehur shqetësimin për vonesën në paraqitjen e aktakuzës për shkak të provave.

“Serbia ka me qenë bashkëpunues me ata sulmues, kjo është e ditur. Sa i përket raportit nga Prokuroria Speciale dhe policia hetimet që i kanë dhe provat e shumta tash është koha që ata ta përpilojnë raportin me të gjeturat dhe konstatimet e me provat komplet i cili është në bazë të përfundimit hetimeve. Tash po thuhet se disa ekzaminime i kanë dërguar jashtë vendit nuk e di pse na kemi investuar në një laborator i cili ka qenë shumë kredibil”, ka thënë Sylejmani.