Gazetari Valon Syla ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka vjedhur vota nga diaspora, duke i manipuluar mërgimtarët, shkruan Insajderi.
Sipas Sylës, në zgjedhjet e fundit nga 68 mijë zarfe me vota nga diaspora sa kanë qenë gjithësej, vetëm 13 mijë kanë qenë të vlefshëm, shkruan Insajderi.
Krejt kjo, sipas tij, ka ardhur pasi i kanë gënjyer duke ju thënë se kur të vije Vetëvendosje në pushtet nuk do të vjedhin dhe do të punojnë për diasporën.
“Partia e Vetëvendosjes në diaspor ka organizuar vjedhjene votave, 68 mijë zarfe me vota që kanë qenë 13 mijë kanë ardhur, se i kanë nxanë tu vjedh, ata e kanë manipulu diasporën. Diaspora është refleksion i shoqnisë kosovare. Qysh është një Valon këtu është edhe një valon atje me konceptin e bindjes. Ju jeni tu i rrejt diasporën, po i mashtroni, që po e mbani Kosovën që kur të vin ata kanë me qeverisë ma mirë që ata nuk vjedhin, punojnë ckrihen që kur të vinë prej jashtit ju mbajnë”, tha Syla në Pressing./Insajderi.org