Kryeministri Albin Kurti postoi në Facebook një shkrim me një fotografi si përmbledhje e punëve të Qeverisë gjatë vitit 2022 në fushën e sundimit të ligjit. “Qeveria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, e titullon Kurti vitin e qeverisjes së tij.
Analisti Valon Syla i ka bërë një pyetje publike Kryeministrit Kurti lidhur me deklarimin e tij të fundit. Ai i kërkon Kurtit ta përmend një “emër të madh” që është arrestuar për krim dhe korrupsion gjatë qeverisjes së tij.
Albin Kurti po lavdërohet se e çrrënjosi krimin e organizuar për këto 2 vite në vend. Atëherë, një pytje publike për Kryeministrin Kurti. Pyetja është; Kush u arrestua për krim e korrupcion për këto 2 vite në Kosovë. Përmende një emër të madh?”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po lavdërohet se e çrrënjosi krimin e organizuar për këto 2 vite në vend.
Atëherë, një pytje publike për Kryeministrin Kurti. Pyetja është; Kush u arrestua për krim e korrupcion për këto 2 vite në Kosovë. Përmende një emër të madh?
Rrenc.