Analisiti Valon Syla ka komentuar dëshminë e Fadil Gecit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai ka thënë se në dëshiminë e Gecit nuk ka hasur në ndonjë fakt, por veç në akuza e racizëm.
“Shkurt e shqip për dëshminë e Gecit në Hagë; E shikova me vëmendje komplet dëshminë e deshmitarit Geci në Hagë dhe nuk hasa në asnjë argument apo fakt, përveç në akuza të kota, racizëm dhe kopalla të zakonshme politike. Më shumë dukej si fushatë politike sesa kërkim për drejtësi. Mjerim.” – ka shkruar ai në Facebook.
Geci ka dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë kundër Thaçit dhe të tjerëve.