Lajme

Syla: Opozita duhet t’i vendosë kushte Kurtit që së paku t’i kërkojë falje elektoratit të tij për Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

December 06, 2023

Analisti Valon Syla ka deklaruar se opozita duhet t’i vendos kushte kryeministrit Kurti që së paku t’i kërkojë falje elektoratit të tij për Asociacionin, para se ta mbështesin.

Ai kujtoi kur Kurti si opozitar hedhte gaz lotsjellës në institucionet shtetërore për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne e kemi pa Kurtin që për Asociacion ka hedhë lotsjellës, e ka gju bazuk Parlamentin e Presidencën e tash qysh? Ju përbine krejt e ne po ecim përpara. Kanë vdekë aktivista për këtë çështje, këtu vyen dikush me kërku falje me marrë një përgjegjësi. Dhe opozita duhet t’i thotë, ne vijmë, do ta bëjmë konstruktivitetin që ju se keni pas kurrë, po ti duhesh me i thanë elektoratit që ju kom rrejtë, ju kërkoj falje”, pohoi Syla në Pressing.