Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, erdhën në pushtet duke premtuar se do fusin në burg persona që kanë kryer vjedhje dhe jo vetëm, por që nga ardhja e tyre në pushtet, sipas komentatorit politik, Valon Syla, po ndodh e kundërta, kriminelet po u ikin nga burgjet.
Syla ka shkruar se Kurti dhe vartësit e tij përveç “Burdushit”, deri sot nuk është arrestuar asnjë nga “hajnat” që sipas premtimeve të tyre elektorale, kur këta të vijnë në pushtet do i fusin të gjithë “hajnat në burg”.
Tutje Syla tha se këtij pushteti me në krye Kurtin po i ikin edhe kriminelet nga burgu. Ai ka përmendur rastin e Enver Sekriaqës, Milan Radojicic si dhe së fundi, ikja nga burgu e Faton Hajrizit.
Syla ka pyetur mos a i kanë miq këta kriminel, apo ndoshta po i korruptojnë autoritet?
“O Xhelal Kaçketa, erdhet në pushtet se do ti shtini hajnat në burg. JU VV e Albin Kurtin, jo që spo u shtini, perpos Burdushit, por po te ikin kriminelet nga burgu… vec hala spe dime a i keni miq, apo po ju blejnë autoritetet me pare. Hajrizi, Sekiraqa… në veri ju iku Radojcici, tash lypne me letra, kur e keni pasë në rrethim të snajperëve”, ka shkruar Syla.
Syla ka thënë se policia nuk mbahet me bakllava, por duhet të ua rrisni rrogat.
“Nashta ju ndihmon me liru Burdushin se mos po ju bon sehire… o ju faqezi të lodhët e shmoklana, ju kanë marrë erë në qafë kriminelet e kanë pa që ju jeni veç kopalla edhe grilat ja u kapercejnë, po ju ikin prej durve, qashtu qysh mostrat e Deharit her mungojshin e dilshin e her ktheheshin… more dobësira, manipulanta. Kështu po ju ikin edhe njerzit e juaj e perkrahja.
Ju deshtimi dhe turpi. Veshni kaçketat tash, edhe jepni bakllava policisë në Veri, përderisa rrogat ja u keni ulë deri në 60 euro per muaj. Rritni rrogat se nuk mbahet policia me bakllava.”, ka shkruar Syla.