Lajme

Syla: Kurti e mbron Kosovën nga plazhi i Greqisë, si gërrnaçat në “Facebook”

By GAZETA SCANNER 1

March 30, 2024

Gazetari Valon Syla ka shkruar sërish për kryeministrin Albin Kurti.

Në shkrimin e tij të fundit Syla ka thënë që Kurti ka shkuar në Greqi.

Teksa e përmend paralajmërimin e fundit për rrezik të një sulmi nga Serbia, Syla ka thënë që “qysh  e mbron Kosovën nga plazhi i Greqisë si gërrnaçat me komente patriotike në Facebook”.

“A paska shku Albini në Greqi a? Po de koha mirë. Knej thotë luftë po don mu kallë, anej ja therrë në plazh. Qysh e mbron Kosovën nga plazhi i Greqisë si gërrnaçat me komente patriotike në facebook.

Valla ka me ju pëlcitë në dorë krejt këto rrena”, ka shkruar Syla.