Lajme

Syla kritikon me gjuhë të ashpër Kurtin: Idiot diplomatik dhe i kompleksuar për madhështi

By GAZETA SCANNER 1

April 13, 2024

Valon Syla, analist në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me Francën dhe të Serbisë me Francën.

Sipas Sylës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ftohet në takim në Francë “se i ka hup udha”, ndërsa Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë ka filluar të blejë mbështetje diplomatike duke porositur aeroplanë ushtarakë.

Syla ka kritikuar ashpër Kurtin, duke e quajtur “idiot diplomatik”.

“Ndersa Albin Kurti, nuk ftohet se i ka hup udha, bon fushatë në Gjermani dhe neser në Zvicër për zgjedhje në Maqedoni.

Degenerik politik, idiot diplomatik dhe i kompleksuar për madhështi, sepse fell fell e di, se është njeri i vogël.” – shkroi ai.