Gazetari Valon Syla, ka thënë se edhe ish-krerët e UÇK-së po e vërejnë që ka me pas zgjedhje së shpejti, por në Kosovë po bëhet sikur nuk është duke ndodhur asgjë.
Sipas Sylës, Kurti me qëllim po e viziton Ramush Haradijnë në shtëpi, që sipas tij ka për qëllim zgjedhjet e ardhshme.
Por Syla ka pretenduar se “Kurti dhe Vuçiq do të kërkojnë edhe nga një mandat nëse Kosovë dhe Serbi para se të niset implementimi i Asociacionit”.
”Pa e marrë edhe një mandat Albini Prishtinë e Vuçiqi Beograd, nuk e nisin Asociacionin. Këta po dëshirojnë me i tha bashkësisë ndërkombëtare ju po na dëmtoni neve. Sontazhet i kanë mirë edhe Vuçiqi edhe Albini, neise Albini me naj Ramush me naj kë se me Vjosën më nuk mundet, mos ti jep zor se me 0.3% nuk mundet”, ka thënë Syla.
“Për atë Albini me Ramushin shkojnë pijnë bashke e vendosin fotografi bashkë kishe u ndrequm”, ka vazhduar ai.
Më pas erdhi deklarata e Sylës sipas të cilit, edhe të burgosurit e Hagës po thonë se ”ka zgjedhje së shpejti”, duke iu referuar vizitave që qytetarët nga Kosova kanë në Hagë.