Lajme

Syla: Debati UÇK kundër LDK-së është artificial, po nxitet sepse ka filluar gjykimi në Hagë

By GAZETA SCANNER 1

April 10, 2023

Pas nisjes së procesit në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në mediat kosovare janë diskutuar tema nga lufta dhe pas lufta.

Në lidhje me ketë ka reaguar analisti, Valon Syla.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se temat në mediat kosovare se UÇK ishte kundër LDK-së janë tema jashtë kontekstit aktual politik dhe historik.

“Temat e hapura UÇK, anti LDK janë jashtë çdo konteksti real, qoftë kontekst historik, qoftë tashti si bashkëkohor”, ka shkruar Syla.

Tutje, ai ka kritikuar një pjesë të atyre që po prezantohen si përfaqësues të LDK-së, për të sulmuar krerët e UÇK-se.

“Disa individë që nuk kishin kurrfarë peshe në LDK, as atëherë e as sot, por që kishin lidhje me regjimin e vjetër dhe skema armiqësore anti shqiptarëve të Kosovës si UDB’a, që sot po i qesin shkelmat e fundit, nëpër TV’të tona dhe po nxisin urrejtje… bo be që kishe kanë qenë, ose janë flamurtarë të Rugovizmit e LDK’së…” – ka shkruar ai më tej.

Syla ka thënë se televizionet në vend po nxisin një debat artificial dhe po duan ta ndajnë drejtësinë në studio e tyre.

“Debati UÇK kundër LDK është artificial dhe tash po nxitet sepse ka fillu gjykimi në Hagë. Tash mbase po gjykohen atje çlirimtarët çka qenka nevoja për me nxitë debatin… mos ja kanë mësy televizionet me nda drejtësi? Pse spo ja leni gjykatës tash këto punë?” – vazhdoi Syla.

“Apo këto arsyetime nëpër TV i nxiti marshi për drejtësi që ishte tubimi ma i madh pas vitit 1989. Mos i keni nisë prej treme krejt këto?” – pyet ai.