Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, është pritur nga homologu i tij në Shqipëri, Taulant Balla.
Gjatë këtij takimi, Sveçla, ka thënë se kanë diskutuar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kanë në fushën e sigurisë.
“Diskutuam për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre si dhe shkëmbimin e përvojave të vlefshme që kemi me qëllim të avansimit të institucioneve vartëse të Ministrive tona”, ka shkruar Zveçla në Facebook.
Tutje, Sveçla ka shkruar se të dy vendet gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet për të ofruar siguri, rend dhe ligj.
“Bashkë, gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet tona për të ofruar siguri, rend dhe ligj në vendet tona”, ka shkruar ministri.