Lajme

Sveçla: Serbia ka humbur betejën politike, i është kthyer retorikës luftënxitëse

By GAZETA SCANNER 1

April 09, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë Serbia në mungesë të argumenteve nga humbja e betejës politike, po i kthehet retorikës luftënxitëse.

Seveçla në Facebook ka publikuar pamje ku një veture në Leposaviq i është hedhur një mjet shpërthyes.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftënxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se zërat kundërshtarë në veri po rriten, për të çliruar qytetarët “nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi”

Sveçla ka thënë se kërcënimet, djegies së pronave por edhe shtypjes u ka kaluar koha.

“Kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha. Tani, shteti ligjor është shtrirë në të gjithë territorin e Republikës sonë. Siguri, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim dhe llogaridhënie për shkelësit e ligjit”, ka shkruar ai.