Lajme

Sveçla publikon pamje nga armatimi që u gjet në veri: Sërish armë, eksplozivë e municion

By GAZETA SCANNER 1

June 14, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas armatimit të gjetur në veri.

Ai ka thënë se po asgjësohet elementi kriminal e tendenca destabilizuese e Beogradit.

“Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin.” – ka thënë ai tutje.

Postimi i plotë:

Sërish armë, eksplozivë e municion i konfiskuar në veri të vendit dhe kjo falë vigjilencës së shtuar të institucioneve tona dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi.

Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin.