Ballina

Sveçla publikon pamje nga aksioni ku u mbyllën tri komuna ilegale serbe: Koha e paligjshmërisë ka përfunduar

By GAZETA SCANNER 1

February 02, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga aksioni ku janë mbyllur strukturat paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Sveçla përmes një postimi ka treguar se është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës. Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës. Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj. Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Sveçlës.

https://m.facebook.com/watch/?v=272673959175692&paipv=0&eav=AfbVxWRe8YFveqBgqp3iYtoPfzbZvNxLqqNb06bsp-WaQDPJgCIcMvLPz0M1-Bsvrx0&wtsid=rdr_0glshZwp5i27jmBZg&ref=embed_video&_rdr