Lajme

Sveçla priti në takim Komandantin e Carabinieri MSU-së në Kosovë, Kolonel Massimo Rosati

By GAZETA SCANNER 1

July 12, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Kolonel Massimo Rosati,, Komandant i Karabinieri MSU në Repubikwn e Kosovës.

Ministri Sveçla dhe Kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç ‘rast Ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po e kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që së bashku me institucionet tona të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë.

Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë.