Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, thotë se shpërthimi në Zubin Potok, vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë.
“Nuk po flasim për armë të vogla, po flasim për eksploziv që nuk është e lehtë të gjendet në tregun e zi. Kjo patjetër që vjen nga rezervat e eksplozivit të Serbisë”, deklaroi ai para medieve nga vendi i ngjarjes.
Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur sonte në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ku më pas uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.