Lajme

Sveçla për armatimin e kapur: Ka ardhur nga Serbia e ka vlerën 5 milionë euro

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2023

Policia e Kosovës të hënën ka prezantuar arsenalin e a armëve që u la mbrapa nga terroristët serb, pas sulmit.

Ndërsa Ministri Xhelal Svecla në një deklarim ka thënë se armatimi i kapur i takon është transportuar direkt nga Serbia.

Ai ka thënë se vlera e armatimit është 5 milionë euro.

“Këso lloj armësh nuk mund të ketë në treg të zi. Këto të gjitha janë armë të ushtrisë serbe. Këta raketahedhësit e krahut janë prodhim i vitit 2021, ka mina edhe antitank të vitit 2022, d.m.th. ky lloj armatimi nuk mund të gjenden në tregun e zi, nuk janë mbetje e luftërave të viteve të 90’ta, këto janë transportuar drejtpërdrejt nga Serbia. Vlera e gjithë armatimit sipas një llogaritje të shpejtë është 5 milionë euro dhe nuk ka askush që të mbulojë financiarisht një angazhim të tillë”, tha ai në Euronews.