Ministri Xhelal Sveçla pasiqë deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku ia përmendi dorëheqjen si akt moral për rastin e vrasjes së shtatzënës në QKUK, ka dhënë një përgjigje, transmeton Periskopi.
‘’Nuk është në rregull as me keqpërdor tragjedi jo vec familjare por shoqërore. Nuk është e çuditshme’’, i tha Sveçla – Lushtakut.
Lushtaku i thotë se dorëheqja do të ishte akt moral.
Kemi kërkuar edhe dorëheqjen tuaj. Shpresoj që një akt i tillë kurrë të mos ndodh më. Fatkeqësisht nuk e kanë shpëtu as foshnjën për shkak të papërgjëgjësisë së kryeministrit në mosemërimin e ministrit. Shpresa jonë ishte që ju së paku të keni një moral, të jepni një dorëheqje.’’, tha ai.
Tutje për Ligjin për Paga, ka dhënë shumë kritika.
‘’Me kët ligj, i keni pushkatu gjithë zyrtarët publikë e nëpunësit publikë. I keni larguar në tërësi sistemin e karrierës ku ju thirreni në këtë pjesë. Në parim çdo rregull është i shkelur, ku informata se janë shkarkuar dy tri herë, derisa ju i keni pranuar një dokument çfarë e dëshironi. I keni shkelë edhe shërbyesit civilë e as marrë për bazë asnjë rekomandim profesional.’’