Një 14-vjeçar është sulmuar sot në veri, në Lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, me anë të një konference për media.
Duke mos specifikuar përkatësinë etnike të viktimës, Sveçla tha se ai ka marrë ndihmë mjekësore si rrjedhojë e plagëve.
“Rreth orës 14:00. Një 14 vjeçar, nga Kroi i Vitakut është sulmuar nga grupet kriminale. Ai ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Kam një porosi për kriminelët që do të shfrytëzojmnë të gjitha kapacitet e policisë që ata ta identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, tha Sveçla.