Lajme

Sveçla në takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, z.  Özkan Ulutas.

Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Komandantin Ulutas për shërbimin e tij si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë me qëllim të garantimit të një ambienti të qetë e të sigurtë në Republikën e Kosovës.

Ky bashkëpunim mes institucioneve tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen teksa Komandantit Ulutas ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme.