Lajme

Sveçla: Në Novi Pazar po trajtohen 6 terroristë, Serbia t’ia dorëzojë menjëherë autoriteteve të Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2023

Në një paraqitje para mediave ka folur Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Svecla, ka thënë se në Novi Pazar po trajtohen gjashtë terrorist të plagosur, ndërsa ka kërkuar nga Serbia që t’ia dorëzojnë autoriteteve të Kosovës.

Vlen të theksohet se asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion sipas informatave të deritanishme gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojë menjëherë autoritetëve të Kosovës, për aktet e tyre terroriste”, u shpreh Sveçla në konferencë.