Lajme

Sveçla: Mallrat serbe do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X

By GAZETA SCANNER

October 08, 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dalur me njoftim në lidhje pikë kalimin kufitar në Merdarë, e cila është lëshuar për mallra me origjinë nga Serbia.

Sveçla bëri të ditur se nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave do të kalojnë në fazën e qarkullimit me kontrolle manuale të sigurisë

Ai tha se të gjitha mallrat do t’i nënshrtohen kontrollove manuale deri në funksionalizimit e skanerëve me rreze X.

Postimi i plotë:

Njoftim për pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.

Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare.

Transportuesit e mallrave gjatë kësaj periudhe duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.

***

Notice about the border crossing point in Merdare.

Based on the assessment of the security situation by the Ministry of Internal Affairs, at the Merdare border crossing ëe ëill sëitch from the mode of limited entry of goods to entry of goods ëith manual security checks, for all goods originating from Serbia.

Therefore, effective immediately, the Merdare border crossing ëill be open for all goods, subject to manual security checks until the X-ray scanners become operational. The opening of the other border crossings ëill be open for all goods as soon as X-ray scanners become operational on those border crossings.

During this period, all transporters of goods should take into account the neë procedures for crossing the border and plan their schedule accordingly.